Valdet Gashi, kampioni i botës Mai Tai vritet në Siri krah ISIS

Kampioni i botës në Mai Tai me orgjinë nga Kosova, Valdet Gashi,  i cili jetonte në Gjermani, shkoi prej janarit të këtij viti për të luftuar në Siri, por ka ndërruar jetë në rrethana të paqarta.

Lajmi konfirmohet nga të afërm të tij, që thonë se Gashi  ka ndërruar jetë një javë më parë.

Më vonë, këtë lajm e ka konfirmuar edhe vëllai i tij në rrjetin social Facebook.

Gashi i ishte bashkëngjitur ISIS-it, ndonëse duke thënë që nuk kishte qëllime të këqija dhe familja apelonte për kthimin e tij.

Siç shkruajnë mediat gjermane, ai kishte pranuar këtë ideologji, por ende nuk dihen më shume detaje rreth lajmit për vdekjen e tij.

Bashkimi i Gashit me ISIS-in kishte bërë jehonë në shumë media perëndimore për shkak të suksesit që ai kishte në sport më parë.

Gashi ka lënë bashkëshorten dhe dy fëmijë dhe familjen me origjinë nga Klina në Kosovë, të cilët jetojnë në Sengen të Gjermanisë.

SHKARKO APP