Vasili: Prapë Edi Rama kundër Kosovës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ndaj akuzave që Edi Rama ka bërë ndaj medias Exspress në Kosovë. Vasili shprehet se me kaq zell sa Edi Rama sulmon Kosovë edhe serbët do e kishin zili.

“Prapë e prapë Edi kundër Kosovës!! Paditi Ramushin, shau Beratin, u bë ortak për ti falur Serbisë kufijtë e Kosovës, bëri minishengenin për të izoluar Kosoven… dhe prapë s’ngopet Edi.

Ediiii kaq të zellshëm nuk të do jo Vuçiçi, por as Milosheviçi po të ishte gjallë!”,- shkruan Petrit Vasili.

Kryeministri Edi Rama u bë sot pjesë e një replike që akademiku Rexhep Qosja po zhvillon me gazetën Exspress në Prishtinë. Qosja i akuzoi gazetarët e kësaj media të ndjekur si antishqiptar, ndërkohë që çuditërisht vetë akademiku tha se ishte përkrahës i idesë së shkëmbimit të territoreve mes Serbisë dhe Kosovës. Kryeministri Edi Rama, në një postim në Facebook tha se ishte në një mendje me Rexhep Qosjen mbi rolin antishqiptar të kësaj gazete. Kujtojmë që gazeta Exspress ka akuzuar shpreh Edi Ramën si përkrahës të ndarjes së Kosovës.

Lexoni edhe…

Rexhep Qosja sulmon gazetarët dhe median. Rama: Hallall!

Buzhala i përgjigjet Ramës: Ti me Vuçiçin vetëm seks nuk keni bërë…

SHKARKO APP