Vazhdojnë takimet Kurti-Mustafa për koalicionin qeverisës
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa do të takohen edhe sot në përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës.
Megjithatë, fillimisht LDK ka thirrur mbledhjen e kryesisë së partisë, e cila do të nisë në orën 11:00.
Ndryshe, përfaqësues të këtyre partive dje kanë deklaruar se kanë parë avancim të pozicioneve të tyre drejt një marrëveshje.
Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë bërë të ditur se do t’i intensifikojnë takimet si përpjekje për arritje të koalicionit qeverisës, tash kur kanë mbetur edhe dy javë deri në seancën konstituive.
KOHA JONË SONDAZH

