Vazhdon ikja masive nga Kosova, mbrëmë 7 autobusë të tjerë

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të largohen, pavarësisht problemeve dhe peripecive në Serbi dhe Hungari.

Megjithë apelet e shumta dhe thirrjet e vazhdueshme, edhe sonte nga Kosova drejt Serbisë janë nisur shtatë autobusë, informon Gazeta Blic.

Ikjet po vazhdojnë çdo natë dhe deri më tani një numër i madh i qytetarëve e kanë lëshuar vendin e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i atyre që po largohen çdo natë arrinë rreth 800 deri në 1000 persona.  

Swiss Digital Mobile Reklama

Zakonisht në fundjavë ikjet janë më të shumta pasi që jo pak autubusë kanë linjat e tyre të rregullta për Austri, Gjermani e vende tjera të Europës.

Por edhe në të hënën kur nuk ka linja për Evropë nga Prishtina e edhe stacione tjera autobusësh nisen udhëtarë drejt Serbisë. Kështu ishte dhe sonte. Si edhe çdo natë javëve të fundit! 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?