Vazhdon trendi i lartë i vdekjes nga COVID-19 në Kosovë
13 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit, si pasojë e Covid-19 në Kosovë. Nga 406 testime, IKSHPK njofton se 99 kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë është 12.547 persona, ndërkaq numri i vdekjeve ka shkuar në 480.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.