Vdekja e aktivistit, Vetëvendosje: Përgjegjësi e institucioneve të Kosovës
Në një konferencë të jashtëzakonshme të mbajtur për mediat, Kryetari i Lëvizjes Vetvetndosje, Visar Ymeri, ka reaguar për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari, duke bërë përgjegjës për këtë rast tragjik institucionet shtetërore.
“Vdekja e aktivistit tonë, Astrit Dehari, pavarësisht mos sqarimit të rrethanave është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e shtetit”, tha ai.
Ai shtoi se forca politike e drejtuar prej tij do të kërkojë investigim të plotë për këtë ngjarje.
Ndërkohë, Ymeri tha gjithashtu se mbështet kërkesën e familjes Dehari për një autopsi të pavarur.