Vdekje e dyshimtë në Prishtinë, gjendet pa shenja jete një 60-vjeçar
Një person është gjetur i vdekur në lagjen Tophane në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Mark Isaku”.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai ka thënë se policia ka marrë informatë rreth orës 18:40 se një person është hasur i shtrirë në tokë në rr.”Mark Isaku”, dhe menjëherë njësia policore ka dale në vendngjarje, shkruajnë mediat e Kosovës.
Po ashtu është ftuar edhe ekipin e mjekeve emergjent. Pas kontrollit mjekësor, është konfirmuar se personi është pa shenja jete.
Personi është i gjinisë mashkullore, rreth 60 vjeç.
“Aktualisht ka nisur hetimi për rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen”, tha Borovci.