Vdes 53-vjeçari, shkon në 19 numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë

Ka shkuar në 19 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë. Mësohet se së fundmi ka ndërruar jetë një 53-vjeçar nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infektive në vend.

Pacienti ka pasur ndërlikime shëndetësore të shkaktuara nga Covid -19. Kjo është vdekja e katrëmbëdhjetë nga koronavirusi në Klinikën Infektive të QKUK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i klinikës:

Swiss Digital Mobile Reklama

Klinika Infektive njofton se, sot në orët e pasdites, në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacienti K. Q. (1967) nga Komuna e Prizrenit. Pacienti ishte hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së në Prishtine më 13.04.2020 dhe që nga fillimi ka qenë në gjendje shumë të rënde dhe në përkujdesje intensive.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?