Vdes aktivistja e Vetëvendosjes, ra në koma para 3 vitesh
Një nga aktivistet e VetëVendosjes që morën pjesë në protestat e tetorit të vitit 2012 në Kosovë që degraduan në dhunë me uniformat blu, ka ndërruar jetë.
Gjatë përleshjeve mes aktivistëve të VetëVendosjes me policinë e Kosovës, Iris Krasniqi ra në gjendje kome pas dëmtimeve të rënda.
Protesta u bë kundër fillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
Krasniqi ishte një nga aktivistet të dëmtuara më rëndë dhe përfundoi në koma para tre vjetësh.
Ndërsa sot mediat kosovare raportojnë se ajo ka ndërruar jetë.