Vdes në ambientet e Ministrisë së Kulturës ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Ministrinë e Kulturës në Kosovë, ku një zyrtare e këtij institucioni ka gjetur vdekjen në ambientet e këtij institucioni.

Mediat kosovare bëjnë me dije se viktima është ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Kosovës, regjisorja e njohur Burbuqe Berisha, 51-vjeç.

Edhe pse në ambientet e ministrisë së Kulturës kishte mbërritur autoambulanca, ish-drejtoresha e TKK nuk mundi dot të shpëtonte.

Mësohet se 51-vjeçarja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, ku edhe ishte operuar në gjermani.

SHKARKO APP