Vdes nga gripi i derrit doktori 45 vjeç, u infektua nga pacienti

Ramadan Jashari nga fshati Pogragjë e Gjilanit ka vdekur këtë të diel pasi nuk mundi ta mbijetojë sëmundjen e gripit të derrave.

Se 45 vjeçari ka vdekur nga gripi i derrit e konfirmon Nysret Hajrullahu, drejtor i spitalit të Gjilanit.

“Ramadan Jashari një teknik medicinal shumë i zoti, i afërt, i dashur për kolektivin ka humbur betejën me sëmundjen e gripit të derrave këtë të diele, ku ishte i shtrirë një kohë në spitalin e Prishtinës”, ka thënë drejtori Hajrullahu.

Mësohet se doktori që vdiq u infektua nga ky grip nga një pacient që po e kuronte javët e fundit, ndërkaq u varros dje në qytetin e lindjes.

Kosova ishte prekur nga gripi i derrit vite më parë, por ai u ritkthye sërish duke marrë deri tani dy jetë njerëzish.

SHKARKO APP