Vdes nga koronavirusi nipi i deputetit shqiptar

Pas shpërthimit të pandemisë, e cila pushtoi gjithë botën, nuk ngeli pas edhe Kosova përsa i përket numrit të viktimave dhe të infektuarve.

Shumë persona kanë humbur jetën nga ky virus i cili nuk bën përjashtim për asnjë person.

Ardian Shabanajn, nga Strellci i Epërm i Deçanit, tepër i ri ka humbur jetën nga Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj teksa lajmin për ndarjen e tij nga jeta e ka quajtur tronditës.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se i ndjeri është nipi i tij.

Selmanaj shkruan:
Lajm tronditës. Ka humbur betejën me COVID-19 Ardian Nimon Shabanaj nga Strellci i Epërm i Deçanit! E bashkëndjejmë dhembjen me familjen Shabanaj! Prehu në paqe nipash!

Ardiani ishte i martuar dhe baba fëmijësh të mitur.

SHKARKO APP