Vdes pas aksidentit te “Dëshmorët e Kombit” futbollisti kosovar

Ilir Menxhiqi, lojtari i Kosovës së Vushtrrisë, ka ndërruar jetë sot në mëngjes pas një aksidenti të ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtri.

Skuadra e Kosovës së Vushtrrisë dhe familja Menxhiqi, sot në mëngjes, kanë marrë një lajm të hidhur, pasi lir Menxhiqi, tashmë ish- lojtari i ekipit vushtrrias, është ndarë nga jeta

I ndjeri, ditë më parë ishte goditur nga një veturë në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri, deh pavarësisht ndihmës që mori në spital, nuk ka arritur që t’iu mbijetoj plagëve.

Lamtumira e fundit ish- futbollistit vushtrrias, pas ngjarjes tragjike, do t’i jepet sot nga ora 17:00 në varrezat e Fshatit Begaj.

SHKARKO APP