Vdiq në krye të detyrës, Thaçi nderon policin

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi  ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për policin, Izet Demaj, i cili vdiq pak kohë më parë në krye të detyrës.

Urdhri “Hero i Kosovës” u jepet personave që kanë bërë vepra trimërie dhe sakrifice, si dhe që kanë dëshmuar veprimtari ose akte të guximit qytetar në kohë lufte apo paqeje.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në nenin 84(28) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenin 6 të Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, gjithashtu në nenin 6 të Ligjit nr. 04/L-070 për Dhënien e Dekoratave dhe në Rregulloren (P) nr. 04/2016, për policin e rënë heroikisht në krye të detyrës dhe në mbrojtje të qytetarëve, Izet Demaj, ka ndarë urdhrin ‘Hero i Kosovës’”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se vdekja e policit, Izet Demaj ndodhi në Istog, gjatë një grabitje të një banke, ku përveç policit u vra dhe hajduti, Kamer Metaj.

SHKARKO APP