Veliaj në Kosovë, pritet nga homologu Abrashi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale të Kosovës  Arban Abrashi priti sot homologu shqiptar, Erion Veliaj gjatë një takimi ku  diskutuan dhe u pajtuan për modalitetet dhe hapat që duhet ndërmarrë gjatë këtij vitin në kuadër të thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve. 

Në këtë takim u disktua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, sidomos në komunat që shtrihen në zonën kufitare. Gjithashtu, u diskutua dhe u dakordua që pala kosovare të angazhohet në heqjen e lejes së punës për qytetarët shqiptarë, si masë reciprociteti ndaj asaj që qeveria shqiptare tashme e ka bërë për qytetarët e Kosovës.

Palët përmbyllën dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve, si dhe u zotuan që puna në fushat tjera me interes reciprok të vazhdojë në grupe teknike.

SHKARKO APP