Vëllai i Haradinajt, Thaçit: Kosova është më e madhe se ti

Deputeti i AAK-së, njëherësh vëllai i Ramush Hardinajt ka reaguar për vizitën e paparalajmëruar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Amerikë.

Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Daut Haradinaj pohon se Thaçi edhe më 21 korrik 2010, kur ishte ftuar Ramushi në rigjykim në Hagë, kishte shkuar në Amerikë.

Edhe njëherë ai i ka rikujtuar Thaçit edhe darkën e 13 Dhjetorit 2010 të Dik Marti në Restorant Puro.

Ramush Haradinaj ndodhet në paraburgim në Francë, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga Serbia në 2004-ën.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt

Hashim Thaçi mbërriti në Amerikë edhe me 21 Korrik 2010 kur u thirrë Ramushi në rigjykim në Hagë. A mos po na thotë diçka prap? Hashim mos e harro darkën e 13 Dhjetorit 2010 kur folke Dik Marti në Restorant Puro? Çka të duash bëj, por e vërteta është e vërtetë. Kosova është më e madhe se ti. DH”, shkruan Haradinaj.

SHKARKO APP