Vendimi i KQZ, Kurti nuk dorëzohet: S’kemi marrë ndonjë shkresë, unë jam i pari!
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deri më tani nuk njeh asnjë vendim të KQZ që ia ndalon kandidimin në zgjedhjet e 14 shkurtit pasi ka qenë i dënuar më vendim të formës së prerë.
Kurti thotë se ai apo LVV nuk kanë marrë ndonjë shkresë nga KQZ, por thotë se të gjithë e dinë tashmë që ai është i pari i listës.
Ai pranon se ka një entuziazëm të jashtëzakonshëm për zgjedhjet dhe shton se institucionet e shtetit duhet të ndjekin vullnetin e popullit e jo t’i vihen përballë.
”Unë nuk jam në dijeni për kurrëfar vendimi të tillë të KQZ-së, nuk kemi marrë ndonjë shkresë, unë si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe as kryesia. Por, ajo çka po verejë në Kosovë është një entuziazëm i jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit. Kurrë nuk ka pasur më shumë interesim për pjesëmarrje në këto zgjedhje dhe këtu mërgata gjithsesi prinë, por edhe populli në Kosovë, besojë që të gjithë jemi dëshmitarë që me gëzim po e presim 14 shkurtin dhe ky vullnet i madh i qytetarëve për ndryshime, në vitin 2021 besoj që duhet të ndiqet edhe nga institucionet relevante të shtetit/
Ju e dini që unë jam bartës i listës dhe këtë me vendim të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, institucionet e shtetit duhet ta ndjekin vullnetin e popullit të vetëdijesuar si asnjëherë më parë në Kosovën e pasluftës dhe jo t’i vihen përballë atij”,- deklaroi Kurti.