Vendimi i Panelit të Ankesave/ VV dhe LDK nuk formojnë dot qeverinë nëse mbetet në fuqi, si ndahen mandatet

Albert Krasniqi, njohësi i çështjeve zgjedhore, ka shkruar se në rast se vendimi që u mor sot në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për votat nga Serbia dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, do të ndryshojnë edhe numrat që partitë politike kanë në Kuvend të Kosovës.

Sipas Krasniqit, në rast se ky vendim mbetet përfundimtar, koalicioni NISMA-AKR-PD do të sigurojë gjashtë ulëse në Kuvend të Kosovës, raporton Express.

Këta do të jenë: Fatmir Limaj, Behxhet Pacolli, Endrit Shala, Haxhi Shala, Mirlinda Sopi – Krasniqi, Albulena Balaj – Halimaj.

Ai thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të ketë tre deputetë më pak, LDK-ja një deputet më pak. Nga një deputet më pak do ta kenë edhe PDK-ja e koalicioni AAK-PSD. Kështu LDK dhe Vetëvendosja nuk do të arrinin 61 mandate, numër i cili nevojitet për të krijuar qeverinë e re.

Shkrimi i plotë:

Nëse vendimi i PZAP-së mbetet përfundimtar dhe rinumërimi i 1472 vendvotimeve nuk sjellë ndonjë ndryshim në rezultat, koalicioni NISMA-AKR-PD do të përfaqësojet në Kuvend me këta deputetë:

  1. Fatmir Limaj
    2. Behxhet Pacolli
    3. Endrit Shala
    4. Haxhi Shala
    5. Mirlinda Sopi Krasniqi
    6. Albulena Balaj Halimaj

Në krahasim me rezultatet e shpallura:
– VV do të ketë 3 deputetë më pak
– LDK do të ketë 1 deputet më pak
– PDK do të ketë 1 deputet më pak
– AAK-PSD do të ketë 1 deputet më pak

SHKARKO APP