Vendosja e marrëdhënieve diplomatik mes Kosovës dhe Izraelit, Engel: Ditë e madhe për të dy vendet

Ish-kongresismeni amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Eliot Engel, ka thënë se dita e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes shtetit të Izraelit dhe Republikës së Kosovës është një ditë e madhe për të dy shtetet.

“Urimet e mia më të përzemërta për shtetin e Izraelit dhe Republikën e Kosovës për vendosjen e raporteve diplomatike. Kjo është një ditë e madhe për të dy vendet”, ka shkruar Engel.

Edhe ish-emisari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka cilësuar si historike zyrtarizmi e njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derisa në Kosovë një njohje e tillë po cilësohet si më e rëndësishmja në dekadën e fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pakënaqësi ndërkohë kanë ardhur nga Bashkimi Evropian, pasi Kosova ka vendosur që të hapë ambasadën në Jerusalem.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?