Vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin, SHBA uron Kosovën

Shtetet e  Bashkuara të Amerikës e kanë përshëndetur zyrtarizimin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Izraelit dhe Kosovës, duke e cilësuar këtë si një ditë historike.

Ambasada amerikane, përmes një postimi në Facebook, duke përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ka cituar një pjesë të deklaratës së Departamentit të Shtetit lidhur me këtë ngjarje “Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Urime #Kosovë & #Izrael”.

Ndërsa, Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes një deklarate në Twitter, e ka quajtur ditë historike vendosjen e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Urime Izraelit dhe Kosovës për krijimin zyrtar të marrëdhënieve diplomatike – një ditë historike. Kur partnerët tanë janë të bashkuar, Shtetet e Bashkuara janë më të forta. Lidhjet më të thella ndërkombëtare ndihmojnë më tej paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Lindjen e Mesme”, shkroi Ned Price, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka quajtur të mrekullueshme ditën e sotme, kur Kosova dhe Izraeli vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Grenell, përmes një postimi në Twitter,  u shpreh mirënjohës ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, ish-presidentit Donald Trump dhe sekretarit të ri amrikan të Shtetit Antony Blinken.

Kosova dhe Izraeli formalizuan marrëdhëniet diplomatike, vendim i cili nga të dyja shtetet u cilësua si “historik”.

Në një ceremoni virtuale të mbajtur të hënën, ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës Meliza Haradinaj-Stublla dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi nënshkruan dokumentin ku thuhet se të dyja shtetet vendosin marrëdhënie diplomatike, me qëllim që të rrisin bashkëpunimin në shumë sfera.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?