Verifikimi i veteranëve më i gjatë se vetë lufta
Lufta në Kosovë kishte zgjatur rreth dy vjet, ndërsa verifikimi i pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po zgjat me shumë se vetë lufta.
Janë bërë pothuajse tri vjet qëkur Komisioni Qeveritar për verifikimin e ushtarëve të UÇK-së, ka filluar punën për të ditur saktë numrin e pjesëtarëve të kësaj ushtrie, por ky proces po merr kohë me shumë sesa ishte parashikuar.
Kjo zvarritje, sipas përfaqësueseve të këtij Komisioni, është bërë për shkak të numrit të madh të aplikuesve. Mirëpo, këto arsyetime të përfaqësuesve të Komisionit, po hidhen poshtë nga disa ish-pjesëtarë të UÇK-së.
Ata vlerësojnë se verifikimi i saktë i listave për veteranët është mision i pamundur, për shkak të tendencave që pjesë e listës të jenë edhe njerëz që nuk kanë qenë fare në luftë.
Sidoqoftë, kryetari i Komisionit.
Qeveritar për verifikimin e veteranëve të luftës, Agim Çeku, mohon se zvarritja e procesit të verifikimi të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, të jetë bërë me qëllim. Sipas tij, ngadalësimi i procesit ka ndodhur për shkak të numrit të madh të aplikacioneve të cilat është dashur të verifikohen mirë./Tribuna/