Verifikimi i veteranëve të UÇK-së bëhet sot
Kosova E Enjte, 8 Prill 2021 02:58
"Arrestimi politik i opozitarëve është vepër e gabuar – pikë së pari – morale dhe mëpas edhe veprim jo i drejtë politiko-juridik. Sistemi politik, gjyqësori dhe ai i pushtetit të katërt, i mediave, ka degjeneruar dhe është i korruptuar thellësisht. Të jemi të sinqertë, besimi kolektiv ka humbur tek këto institucione."
Nga Gëzim Mekuli
Në Kosovë ka më shumë se 100.000 lëndë juridike që presin nëpër zyrat e gjykatave të Kosovës për shqyrtime. Këto lëndë përmajnë akuza për partiakët, për qveritarët, për punëtorë adminstratash, për ministra e për qytetarë që dyshohen për vjedhje, rryshfet, falsifikime, mospajtime pronësore e për vepra të tjera penale.
Shtrohet pyetja të dashur lexues, përse ky "favor juridik" për opozitën dhe për intelektualët kritik të qeverisë? Përgjigjen e dini, pa dyshim!
Shtrohet pyetja të dashur lexues, përse ky "favor juridik" për opozitën dhe për intelektualët kritik të qeverisë? Përgjigjen e dini, pa dyshim!
Arrestimi politik i opozitarëve është vepër e gabuar – pikë së pari – morale dhe mëpas edhe veprim jo i drejtë politiko-juridik.
Sistemi politik, gjyqësori dhe ai i pushtetit të katërt, i mediave, ka degjeneruar dhe është i korruptuar thellësisht. Të jemi të sinqertë, besimi kolektiv ka humbur tek këto institucione. Tek këto institucione "besojnë", kryesisht, ata të cilët mbijetojnë përmes tyre; Ata i përdorin këto organe publike, si mjet e si vegël private për të jetuar mirë e në mirëqenje si dhe për të kryer ndikime e trysni partiake tek qytetarët
C'farë të bëjmë?
Pyetje e vështirë dhe me shumë përgjigje. Përgjigjen më të mirë do e kishim nëse ne, sot, nuk mendojmë si anëtarë të ndonjë partie e nuk flasim as si aktivistë e as si simpatizantë partiak.
Një dihet: Nuk ka zgjidhje të problemeve politike (e as sociale) me dhunë e me inate. Sigurisht, nënshkrimi për themelimin e parashtetit serb, ZAJEDNICA, krijoj dhunë dhe destabilitet politik në Kosovë dhe jashtë sajë…. Prodhoj dhunë verbale dhe fizike. Pra, formimi i shtetit një-etnik, i shtetit serb, është dhunë, frikësim dhe kërcnim latent për kombet dhe pakicat tjera jo-serbe. Copëtimi i Kosovës në shekullin XXI, natyrisht se, po prodhon dhunë. Por, dhunën nuk e krijuan deputetët e pozitës e as të opozitës. Dhuna u krijua nga nënshkrimi kundërhistorik i Isa Mustafës. Për fat të keq deputetët e ndershëm të koalcionit u shantazhuan, u frikësuan dhe u kërcnuan nga politikat e Isa Mustafës dhe të para-ardhësit të tij, Hashim Thaci. Unë e kuptoj gjendjen e rëndë e të ngarkuar psikologjike të deputetëve të ndershëm të koalicionit. E kuptoj dhe e "arsyetoj", të paktën deri më sot.

Por…
…a duhet të vazhdojnë më tutje, kështu e në këtë mënyrë, deputet e sinqertë, të dashur, të nderuar e të padjallëzuar të PDK-së dhe të LDK-së? A duhet pambarimisht të shkojnë pas mendimit të shefit e pas mendimit "të tjetrit"? A duhet të ecin, vazhdimisht, si "viqi pas lopës"?
Unë them, jo! Them jo sepse lufta sot bëhet për idetë, për dinjitet, për respekt, e për status të respektuar intelektual e social. Deputetët e pastër, të ndershëm, largëpamës e të pakorruptuar të PDK-së dhe të LDK-së, sot pa humbur kohë, duhet të dëshmojnë se janë përfaqësues të vërtëtë të popullit e të distancohen nga dhuna ideologjike e disa njerëzve të qeverisë.
Deputetët e PDK-së dhe të LDK-së, sot, le t'i thërrasin arsyes dhe le të nguliten, për veprim madhor, në histori e në mbamendjen kolektive të popullit duke mbrojtur, pikësëpari, dinjitetin personal para fëmijëve të tyre, para bashkëshortit/bashkëshortes së vet. Le t'i tregoj vajzës dhe djalit të vet, familjes së vet, se ka personaitet, dinjitet, vetëdije dhe se dëshiron respekt. Tek më pastaj, këta deputet të nderuar, le t'i dëshmojnë edhe qytetarit se vërtetë këta ishin, atje, në kuvend, për popullin e jo për vehten e tyre.
Tani është koha të dëshmohesh e të tregohesh! Sot do të mësojmë se, kush luftoj (vërtetë) për lirinë. Sot do të dimë kush sakrifikoj për mendimin dhe fjalën e pavarur. Këto ditë do të bindemi se kush po e mbronë Republikën. Sot dhe vetëm sot do të shofim se kush është për shkëputje definitive nga politikat e Beogradit. Sot do të verifikohen ushtarët e pavarësisë.
Të nderuar lexues,
Sot nuk bëhet fjalë për parti, sot "nuk duhet" të mendohet me kokën e PDKsë, LDKsë, VETEVENDOSJEsë, AAKsë, e as të NISMAës. Sot nuk duhet të kalkulohet sa fitoj e sa humbi në pagë e as në karierë. Sot kemi të bëjmë me një momentum më të thellë e më delikate sesa asaj partiake e pushtetare: Sot është moralja, është etika, është njerëzorja, është jeta si filozofi e si art.

Kjo që po ndodhë tani nuk është episod teatri partiak, tanimë kjo është Epokë kombëtare politike e kulturore.
Republika dhe nderi familjar mbrohet dhe lartësohet sot, të tjerat janë prodhime mediatike dhe dëshira personale.