Veseli: Integriteti territorial i Kosovës, i pacenueshëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, tha se kushtetuta e Kosovës është bazamenti për shtetin e Kosovës.

“Integriteti territorit i Kosovës është i pa cenueshëm dhe i shenjtë. Shtetet na kanë njohur me këtë territor që tani e kemi. Asosacioni nuk  ekziston me kompetenca ekzekutive, por vetëm në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, tha Veseli sot në një konferencë për media.

Sipas tij thirrja e seancës së Kuvendit të Kosovës për diskutuar është e dëmshme. Veseli ka siguruar se do të punojë për Kosovën. “PDK do të jetë në seancën e Kuvendit të Kosovës’, tha ai, raporton RTKlive.

Veseli tha se nuk do të lejohet që Kosova do të ndahet. “Serbia është larguar në qershor të vitit 1999 dhe nuk do të kthehet kurrë më në Kosovë”, tha ai.

SHKARKO APP