Veseli: Në qershor presim liberalizimin e vizave, e kundërta damkë për BE

Lidershipi kosovar pret një lajm të mirë nga Brukseli në qershor lidhur me liberalizimin e vizave.

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i ftuar në intervistën e mbrëmjes  në Ora News, tha se vendimarrja e BE duhet të jetë e drejtë dhe fair në raport me qytetarët e shtetit më të ri në Ballkan.

Veseli: Kosova tashmë e meriton liberalizimin e vizave, qytetarët e Kosovës pa të drejtë janë të privuar për 8 vjet nga lëvizja e lirë. Ne presim vendimmarrje pozitive, e cila është fair dhe e drejtë ndaj qytetarëve tanë.Kosova i plotëson të gjitha kushtet që janë teknike. Besojmë shumë se do të kemi vendimmarrje pozitive e cila ëshsë vendimmarrje e drejtë. Kemi parasysh dhe rreth 30- 40 kushte kemi plotësuar më shumë se secili vend i rajonit, ndërkohë që Kosova ballafaqohet ende me izolimin.

Nëse dyert e BE-së mbyllen, për Veselin kjo do të ishte një damkë dhe për ta.

Veseli: BE është duke kaluar një fazë skepticizmi brenda vetë vendeve që kanë krijuar BE, nuk është e mirë të ndëshkohet një popull siç është populli i Kosovës 1.7 milionë banorë, në të njëjtën kohë dhe të njëjtën kohë të jetë një shembull i skepticizmit brenda vetë BE. Do të ishte një damkë dhe për BE në kuadër të atyre vlerave që promovon. Ne jemi besues në BE, do të anëtarësohemi në BE, punojmë çdo ditë për pjesën e reformave por në të njëtën kohë kërkojmë dhe mirëkuptimin dhe përkrahjen e  BE si familja e madhe pretendojmë të jemi nesër ne.

Teksa duket se ka një stopim të njohjes së shtetit të Kosovës, Veseli deklaron se e kundërta po ndodh.

Ai deklaroi se të gjithë energjitë janë kanalizuar për finalizimin e procesit së anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Veseli: Përkundrazi. Kemi një moment ku jemi pothuajse në fazën finale ku Kosova do të anëtarësohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.Të gjitha impenjimet tona, bashkësisë ndërkombëtare, partnerëve me të cilët kemi çliruar dhe pavarësuar Kosovën, jemi fokusuar që të kemi nevojë të kemi një fazë finale ku Kosova do të përfundonte statusin e vet në kuptimin edhe të finalizimit të saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, nuk ka rihapje të negociatave, nuk ka rihapje në çështje të statusit. 

Serbia çdo ditë e më tepër është duke kuptuar se shteti sovran dhe i pavarur i Kosovës është një realitet pozitiv edhe për bashkësinë ndërkombëtare dhe duhet ta njohë si shtet. Në të njëjtën kohë Kosovës ti hapet perspetivë për anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia pa alternativë do ta njohë Kosovën, nuk e kam në kuptimin negativ dhe as imponues. Është proces natyral dhe logjik, është edhe në vetë të mirën e shtetit serb, në proceset integruese, përmirësimin e  jetës ekonomike që mos ta ketë Kosovën si barrë se nuk mund ta mbajë. Kosova është rritur aq shumë sa është shumë lart Serbisë.

Lidhur me Asociacionin, Veseli u shreh: “Do do të jetë një krijim që do të ndodhë në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.Nuk do të lejojmë të kemi cënim të integritetit dhe sovranitetit tonë territorial por dhe institucional.Kosova është unike, do të jetë një dhe e pandarë dhe sistemi ynë kushtetues do të jetë unifikues”.

Kadri Veseli ishte pjesë e Forumit për Sigurinë që u mbajt në Tiranë. Kreu i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetar i PDK-së tha se Kosova nuk prodhon ekstremizëm por stabilitet dhe parneritet.

Veseli: Kosova përbën shembullin më të qartë, Kosova nuk prodhon ekstremizëm por stabilet, partneritet. Kosova ka treguar shembullin e parandalimit të këtyre ngjarjeve që kanë mundur të jenë dhe shumë negative. Ne kemi qenë efikas në parandalim dhe në gjykimin e tyre kur kanë ndodhur, siç ishte rasti i para 2-3 ditëve në gjykatat tona por në të njëjtën kohë bëjmë edhe trajtimin në mënyrën më profesionale në partneritet edhe me bashkësinë ndërkombëtare, veçanërisht me SHBA, siç është rikthimi i njerëzve që kanë marrë pjesë në luftrat e huaja.Ne nuk duam të jemi pengesë e Serbisë, por do të jetë në të mirën e Serbisë që mos të jetë pengesë e Kosovës. Do përfundojmë pjesën finale të dialogut me pranimin e Kosovës nga Serbia.

SHKARKO APP