Veseli ngushëllon homologun e tij turk, Yilmaz
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar kryetarin e Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Ismet Yilmaz, pas sulmit terrorist në Suruç, i cili shkaktoi vdekjen e 28 personave.
Në telegramin e kryetarit Veseli thuhet:
"Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, i nderuari Kryetar i Asamblesë së Madhe Nacionale të Turqisë, Z. Yilmaz, pranoni ngushëllimet tona më të sinqerta me rastin e humbjes së jetës së qytetarëve të pafajshëm në sulmin terrorist në Suruç. Në këtë ditë të rëndë për vendin Tuaj, ne shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin turk dhe institucionet e tij. Ne, qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit. Vlerat e civilizimit do të triumfojnë mbi këtë të keqe globale".