Veseli për taksën: Serbia të reflektojë e të ndalë agresivitetin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se taksa e vendosur për produktet nga Serbia dhe Bosnja, ka qenë vendim i një shteti të pavarur dhe sovran siç është Kosova.

Veseli ka treguar edhe se çfarë i kishte thënë kryeministrit Ramush Haradinaj rreth vendimit për rritjen e taksës 100%.

“Kur ka lindur ideja e taksës, fjalën e parë që i kam thënë kryeministrit ka qenë a mund ta mbajmë a ke plan, më ka siguruar që ka plan dhe e mban, e kam përkrahur jo për 30% por për 100% dhe ky është shtet i pavarur dhe sovran. Serbia duhet ta respektojë Kosovën, ashtu siç ne e respektojmë Serbinë. Serbia po shpreh urrejtje ndaj neve e jo respekt, e në këtë rast ne asgjë s’kemi bërë më shumë përpos një vendimi shtetëror, i cili nuk është i përjetshëm por as i përkohshëm si mendon dikush si punën e Nastradinit me lëviz, duhet të ketë reflektim nga ana e Serbisë”, ka thënë Veseli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka theksuar se kanë qenë të vetëdijshëm që do të ketë reagime dhe përfshirje pas këtij vendimi.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe nuk bëjmë asgjë për inat. Serbia duhet ta ndalë lojën e agresiviteti ndaj nesh, përndryshe do ta dëgjoj çdo ditë shtetin e Kosovës”, tha Veseli.
Veseli theksoi se ajo çfarë duan me Serbinë është paqe dhe normalizim të marrëdhënieve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?