Veseli të martën në Tiranë, takime me krerët e shtetit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të udhëtojë të martën për në Shqipëri, në kuadër të një vizitë zyrtare. 

Siç njoftohet nga zyra për shtyp e Kuvendit, Veseli në Shqipëri do të qëndrojë nga data 10 deri më 11 shkurt dhe do të ketë takime të shumta me krerët e institucioneve kryesore të Shqipërisë dhe përfaqësues të tjerë të politikës. 

“Axhenda e kryetarit të Kuvendit të Kosovës do të fillojë me takimin me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Më pas, kryetari Veseli do të pritet në takime të ndara nga presidenti Bujar Nishani dhe kryeministri Edi Rama. Ai do të zhvillojë një takim të veçantë edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha”, thuhet në komunikatë. 

Ndërsa në ditën e dytë të vizitës, kryeparlamentari Veseli do të takohet me ish-kryeministrin Sali Berisha dhe ish-presidentët Rexhep Meidani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi. 

Kreu i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë edhe një vizitë në familjen e dëshmorit të UÇK-së, Indrit Cara, në Kavajë.

SHKARKO APP