Vetëdorëzohen autorët e vrasjes së 3-fishtë në Prizren
Sot në stacionin policor të Prishtinës janë dorëzuar Ejup Shamullari dhe djali i tij, të cilët kryen vrasjen e trefishtë në qytetin e Prizrenit gjatë javës së kaluar.
Burime të "Indeksonline" bëjnë të ditur se djali i Ejupit gjatë ditës së sotme vullnetarisht i është dorëzuar Policisë së Kosovës, duke iu nënshtruar procedurave të hetimit nga policia. Ndërkaq vetëm dy ditë pasi kishte ndodhur vrasja, është dorëzuar në polici njëri prej të dyshuarve si autor i ngjarjes. Shemallari ka dorëzuar edhe një pistoletë, duke deklaruar se ajo ishte arma e krimit. Kështu ai ka pranuar krimin i vetëm, duke shfajësuar djalin e tij, sipas të cilit, vetëm e ka shoqëruar, por nuk ka qëlluar.