Vetëdorëzohet autori i dhunës ndaj një moldaveje
Autori i keqtrajtimit të një femre, që ka ndodhur ditë më parë është vetëdorëzuar dje, thuhet në raportin e sotshëm të policies së Kosovës. Ngjarja, sipas këtij burimi, kishte ndodhur në Rr. “Dëshmorët e Kombit” në Ferizaj, më 8 nëntor, në orën 16:00, transmeton Koha.net raportin e Policisë. Ndërkohë, dje, një i dyshuar, mashkull, shqiptar i Kosovës, është paraqitur në polici, pasi kishte sulmuar fizikisht viktimën femër, shtetase të Moldavisë, që i kishte shkaktuar lëndime trupore. Sipas raportit të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raport.