Vetëm 10 raste të reja me Covid në Kosovë, asnjë viktimë

Asnjë person nuk ka humbur jetën nga Covid gjatë orëve të fundit në Kosovë. Sipas raportit të ministrisë së Shëndetësisë mësohet se janë konfirmuar të infektuar me Covid vetëm 10 raste të reja nga 2 288 testime.

Betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 5 qytetarë duke e çuar në 157 853 numrin e përgjithshëm të të shëruarve, ndërsa vijojnë të jenë aktiv me Covid 319 persona.

Ndërkohë prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.633.364 doza të vaksinës.

SHKARKO APP