Veteranët – deputetëve: Mos e votoni Demarkacionin

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka riktheksuar  kundërshtimin e saj për variantin aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

“Ne qëndrojmë prapa secilës fjalë, që e kemi thënë dhe më herët në deklaratat tona publike si dhe në Komunikatën e lëshuar me 10 gusht 2016.”

Njëkohësisht, veteranët përmes një kumtese për media i kanë bërë thirrje  parlamentit që  të mos e ratifikojë këtë ujdi dhe  të gjithë deputetëve që të votojnë kundër kësaj marrëveshje të dëmshme.

“Policia e Malit të Zi, të mos bëjë provokime duke u futur në territorin e Kosovës, përndryshe incidentet që mund të ndodhin, kanë tendencë të rrezikshme për nisjen e konfliktit destabilizues për tërë rajonin”.

“Policia e Kosovës e poashtu edhe protestuesit që kanë vendosur të kundërshtojnë demarkacionin, të jenë të përmbajtur. Skenarët e dhunës nuk bëjnë asnjë dobi për ndalimin e këtij procesi të dëmshëm”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP