Veterani i UÇK, Jon Harrison: Pas lufte do pinim kafe në Beograd

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, vazhdon ta shprehë me sinqeritet dashurinë e tij ndaj Kosovës.

“Kosova ka qenë në zemrën time, dhe është atje ku ka kam kërkuar dhe ajo është pranuar se Kosova do të jetë vendi përfundimtar dhe i prehjes sime”, ka thënë disa herë Harrison.

Ndërkaq, ai tregon se si njeri që ka lindur i lirë, në Britani të Madhe, nuk mund të rrinte indiferent ndaj asaj që ndodhte në Kosovë. Ndaj, vendosi të vinte e të luftonte për lirinë e shqiptarëve.

Oficeri i pensionuar britanik, që në krahët e tij mbanë tatuazhin e skuadrës Delta, të brigadës 138 Agim Ramadani, përsërit se dëshiron të varroset në Koshare.

Duke përmendur se skuadra e tij nuk kishte as 50 anëtarë dhe në pyetjen e moderatorit Kushtrim Sadiku se çfarë do të bënin sikur t’i kishin 50 mijë ushtarë (aq sa kanë aplikuar për statusin e veteranit), Harrison tha: “Do të pinim pas lufte kafe në Beograd, do ta kishim Kosovën e madhe”.

“Nuk e di ku kanë qenë të gjithë ata veteranë të luftës të deklaruar pas lufte. Në fillim të Betejës së Koshares kemi qenë vetëm 49 ushtarë”, thotë ai.

 

SHKARKO APP