Vetëvendosja fitoi, priten koalicionet për qeverinë e re

Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit me një rezultat bindës duke marrë gati 48% të votave. Kurti i cili kërkon postin e kryeministrit, nuk mund ta formojë qeverinë i vetëm, pasi i duhen 61 mandate, dhe pritet për t’u parë me kë do të bëjë koalicion.

Deri më tani i hapur për bashkëpunim ka qenë kreu i AAK, Ramush Haradinaj, i cili nga ana tjetër kërkon postin e presidentit, post që në të njëjtën kohë i është premtuar Vjosa Osmanit në aleancë me Albin Kurtin. E teksa priten bashkëpunimet për zhvillimet e brendshme, kanë nisur lëvizjet nga ndërkombëtarët.

Sot, në selinë e Vetëvendosjes ishte ambasadori amerikan, Philip Kosnet, në një takim me Albin Kurtin. Ndërkohë, Bashkimi Europian po analizon ndikimin që mund të ketë rezultati i zgjedhjeve të 14 shkurtit në vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

SHKARKO APP