Vetëvendosja vë tabelën: Ja ku duhet kufiri me Malin e Zi
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje vendosën sot tabelën e shtetit të Kosovës në pikën ku duhet të jetë kufiri me Malin e Zi.
Në një postim në rrjetin social Facebook, VV, thekson se “historia jonë kombëtare njeh disa raste kur politikanë të caktuar, për interesa personale, u kanë shitur shteteve fqinje pjesë të territorit tonë. Përkundër përpjekjes së Hashim Thaçit dhe qeverisë së Isa Mustafës për t’ia shitur Malit të Zi edhe mbi 8000 hektarë të Kosovës, ne nuk do të lejojmë që kjo histori të na përsëritet”.
“Pika kufitare me Malin e Zi, për qytetarët e Republikës së Kosovës, është në Kullën e Zhlepit dhe tek Maja e Çakorrit. Nuk do të pranojmë në asnjë mënyrë që për interesa personale të një grupi kriminal në pushtet, të zvogëlohet territori i Kosovës. I bëjmë thirrje edhe njëherë Qeverisë së Kosovës që të mos e provokojë situatën më tutje duke e sjellë në Kuvend atë marrëveshje tradhtie”, përfundon njoftimi i VV-së.