Vetëvendosje i drejtohet LDK’së: Bëhuni aktivistë të vërtetë, hapni rrugë për krijimin e qeverisë

Derisa po afrohet edhe më shumë data për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje iu është drejtuar LDK-së, duke iu bërë thirrje për arritje të marrëveshjes.

Anëtarja e Kryesisë, e deputetja Arbërie Nagavci ka shkruar se një ditë pas festimit të tre dekadave të LDK’së, uron të gjithë anëtarët e simpatizantët e kësaj partie, duke iu bërë thirrje që në këto momente të rëndësishme për vendin, të krijojnë qeverinë.

Në këto momente të rëndësishme për vendin, s’ka prioritet më të madh se themelimi i Qeverisë, se ndryshimi i mënyrës së qeverisjes të cilën e kemi parë që dy dekada tashmë, se jetësimi i vullnetit të qytetarëve, se ndalja me abuzimin që po vazhdon të bëjë me buxhet e vendime të dëmshme, qeveria e dorëhequr.

Shpresoj se përfaqësuesit e LDK-së, një parti që e konsideron veten si institucionaliste, do t’i hapin udhë krijimit të institucioneve. Do të marrë përsipër përgjegjësitë që na dhanë qytetarët për të formuar qeverinë, në zgjedhjet parlamentare dhe në harmoni e respektim të Kushtetutës”, ka shkruar deputetja.

Tutje, e njejta ka thënë se Qeveria LV – LDK do të ketë shumë punë para vetes.

“Qeveria LV!-LDK do të ketë shumë punë para vetes, na është dhënë besimi e qytetarët presin të filloj sa më parë jetësimi i programit për të cilin jemi pajtuar tashmë bashkë.

Shpresoj shumë që të arrihet marrëveshja para konstituimit të Kuvendit. Pres që përfaqësuesit e LDK-së dhe deputetët që kanë marrë përgjegjësi nga qytetarët, të jenë aktivistë të vërtet politik, të tillë që pozitën e deputetit e shofin si përgjegjësi, si mundësi për të punuar për të mirën e përgjithshme dhe se me votim të qeverisë do të fillojnë punën në realizimin e përgjegjësive për besimin që kanë marrë.

Na nevoitet një qeveri e ndryshimit që bazohet në mirëbesim e bashkëpunim konstruktiv”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që VV e LDK kanë ngrirë bisedimet shkaku i mospajtimeve për pozitën e presidentit.

SHKARKO APP