Vetëvendosje i ofron 30 nënshkrime Vjosa Osmanit? Presidenca e mohon: Është gënjeshtër

Kush do të jetë kandidati i LVV-së për President të Kosovës? Lëvizja Vetëvendosje zyrtarisht ka dalë me kandidaturën e Glauk Konjufcën, që mban postin e ministrit të Jashtëm, por nga ana tjetër kjo forcë bën me dije i ka ofruar presidentes aktuale Vjosa Osmani 30 nënshkrime për të rikandiduar, por ajo nuk ka pranuar.

Kështu njoftoi Arbërie Nagavci, shefe e grupit parlamentar të Vetëvendosjes. Nga Presidenca kanë reaguar duke e quajtur këtë deklaratë si gënjeshtër. Mirëpo Lëvizja Vetëvendosje ka garantuar se do të japë nënshkrimet për Osmanin. Vetëvendosja nuk ka sqaruar nëse do ta mbështesë me votë përballë Konjufcës, ose nëse kandidatura e Konjufcës do të tërhiqet.

Presidentja është një diplomate ekselente e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ku njihet për fjalimet e drejtëpërdrejta dhe për pozitën e saj edhe në Amerikë, aty ku presidenti Donald Trump ka treguar se e mbështet Presidenten. Vjosa Osmani-Sadriu është Presidentja e gjashtë e Kosovës. Osmani u zgjodh më 4 prill 2021, pasi më parë ka shërbyer si Kryetare e Kuvendit dhe është zgjedhur deputete e Republikës së Kosovës për pesë mandate radhazi. Në zgjedhjet e shkurtit 2021, ajo arriti një nivel historik të mbështetjes popullore, gjë që më pas çoi edhe në zgjedhjen e saj në Parlament si Presidentja e gjashtë e Republikës së Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para kësaj, Vjosa Osmani ishte gruaja e parë që shërbeu si Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e zgjedhur në këtë post më 3 shkurt 2020. Ajo ka shërbyer gjithashtu si ushtruese e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës në periudhën nëntor 2020-mars 2021. Në mandatet e saj të mëparshme si deputete, ka drejtuar Komisionin Parlamentar të Punëve të Jashtme, Komisionin për Integrime Evropiane dhe ka qenë nënkryetare e Komisionit për Reformën Kushtetuese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vitin 2024, Presidentja Vjosa Osmani u nderua me Çmimin Evropian Richard Coudenhove-Kalergi nga Fondacioni Pan-Evropian për dedikimin e saj të palëkundur ndaj vlerave euroatlantike, demokracisë dhe sundimit të ligjit. Me këtë çmim, ajo vazhdoi trashëgiminë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, i cili mori të njëjtin çmim prestigjioz 20 vjet më parë.

LVV i hedh benzinë zjarrit, propozon Glauk Konjufcën për President të Kosovës

LVV propozoi Konjufcën kandidat për President, reagon LDK: Nuk përfaqëson konsensusin e nevojshëm

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?