“Vetëvendosje”: Kriza në Kosovë, zgjidhja sipas qytetarëve
Nga ana e tij, lideri i “Vetëvendosje”-s, Albin Kurti, u shpreh se ndodhemi në një situatë kur PDK-ja me ndihmën e Gjykatës Kushtetuese, e ka lënë pa Kuvend Republikën e Kosovës, sepse ajo sipas tij nuk e do atë si republikë parlamentare, por vetëm si një republikë qeveritare, në të cilën ka shumë qeveri e pak republikë.
Ai theksoi gjithashtu se Kosova ka dy probleme themelore, Mitrovicën dhe papunësinë dhe nëse gjendet çelësi për këto dy probleme atëherë shteti i Kosovës dhe populli i saj, pa dyshim do të përparojnë shumë.