Vetëvendosja e Albin Kurtit nis festën në Prishtinë

Pas publikimit të rezultateve të EXIT POLL-eve, afër selisë qendrore të Vetëvendosjes në Prishtinë ka filluar festa. Në një video të publikuar nga T7 shihet hedhja e fishekzjarreve në afërsi të selisë së saj.

Në shumicën e sondazheve të zhvilluara, Vetëvendosja del e para. Të përfshira në këta exit poll-a nuk kanë përfshirë votat nga diaspora. Por e sigurtë mbetet se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani kanë fituar thellë.

Rezultatet e EXIT POLL tregojnë se Vetëvendosje ka fituar 53% të votave.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20% të votave.

Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17%.

Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7% të votave.

Nisma, sipas EXIT POLL, nuk kalon pragun dhe mbetet në 2%.

SHKARKO APP