Vetëvendosje nuk respekton ’48 orëshin’ e Thaçit: Emrin e mandatarit e dërgojmë ditëve në vijim

Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta dërgojnë sot emrin e mandatarit për kryeministër tek Presidenti Hashim Thaçi.

“Në mbledhje të kryesisë diskutuam dhe morëm vendim në bazë të Kushtetutës, LVV në ditët në vijim do t’i dërgojë shpresë Presidentit me emrin e kandidatit për Kryeministër”, ka thënë Nagavci citon mediat kosovare.

“Sipas Kushtetutës presim që Presidenti ta dekretojë kandidatin atë t’ia dërgojë Kuvendit të Kosovës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nagavci ka thënë se ata do t’i vazhdojnë bisedimet me LDK-në për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje me synimin që ajo të ndodhë sa më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?