Vetëvendosje qan sot hallet për Demarkacionin në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje, sot organizon në Tiranë një takim publik që ka fokus temën e demarkacionit në mes Kosovës dhe Malit të Zi,

Sipas njoftimit, të VV-së, ditën e martë me datë 20 shtator, në orën 18:00 në sallën UNESCO te Muzeu Kombëtar, Lëvizja Vetëvendosje organizon në Tiranë një takim publik që ka në fokus demarkacionin.

Pas tërheqjes së qeverisë së Kosovës nga marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, liderët e Vetëvendosjes kanë mbajtur takime edhe në Prishtinë.

Organizimi në sallën “UNESCO”, në Muzeun Kombëtar vjen pas protestave të shumta popullore në mbrojtje të integritetit dhe sovranitetit të Kosovës, prej më shumë se një viti.

 

SHKARKO APP