Vetëvendosje shpëton Gjykatën Speciale

Lidhur me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, u deklarua edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti Glauk Konjufca ka thënë se sot patëm një nguti të pashpjegueshme e cila ka ardhur prej presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj

“Kjo u prezantua si nismë ligjore që u nënshkrua nga 43 deputet duke marrë shkas nga një peticion i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së” tha ai. ““Ka ndodhur një mashtrim për një draftim që ka qenë ligji më i shkurtë në botë ku thuhet shfuqizohet Specialja dhe kjo hyn në fuqi menjëherë. Shumë deputetë nuk e kanë ditur që do t’i bashkëngjitet ajo pjesë e se janë pjesë e një skeme që del të jetë mashtruese”
Sipas tij, iniciativa është e pasinqertë sepse nuk është shfuqizim i nenit kushtetues e pa këtë shfuqizim nuk bëhet shfuqizimi.

“Ajo që pamë është lojë e pushtetit për të krijuar iluzion se po hiqet Specialja. Ajo e ka bazamentin kushtetues e Kushtetuta është më e lartë se Ligji”, ka thënë ai duke shtuar se VV vazhdon të jetë kundër Speciales.

SHKARKO APP