Vetëvendosje: Të gjithë të kenë të drejtën e pasaportës shqiptare
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca falenderon presidentin Nishani për gjestin simbolik sipas tij të firmosjes së dekretit të dhënies së nënshtetësisë shqiptare disa drejtuesve të Vetëvendosjes.
Në një intervistë telefonike për Ora News, Konjufca thotë se politika e tyre është që të gjithë shqiptarët e Kosovës të kenë të drejtën automatike të marrjes së nënshtetësisë shqiptare.
“Duam ta falenderojmë presidentin Nishani. Ishte gjest simbolik. Ishim ne që e kërkuam pasaportën shqiptare. Kemi nisur procedurat 2- 3 muaj më parë dhe gjithçka është bërë në përputhje me ligjin. Të gjithë shqiptarët duhet të kenë të drejtë automatike të marrjes së nënshtetësisë shqiptare të pasaportës së republikës së Shqipërisë. Kjo është njëpolitikë që e mbrojmë dhe e artikulojmë”, pohon ai.
Drejt bashkimit kombetar-
Konjufca thotë se Vetëvendosja përfaqëson alternativë të tretë politike ku : Sovranitetin dhe republikën duhet ta përforcojmë vazhdimisht me qëllim të qartë në funksion të bashkimit kombëtar shqiptar. Ne nuk e mohojmë republikën. Duam shtetin e Kosovës, ta ndërtojmë dhe forcojmë por konsolidimin e sovranitetit ta ketë me cak dhe caku është që republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të jetë një shtet, të shkojë drejt bashkërendimit të veprimeve dhe shkrirjes sa më të madhe të institucioneve dhe mbrotjes së strategjive kombëtare të përbashkëta
Demarkacioni si pakti detar-
Për ta quajtur të dëmshëm marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi Konjufca bën një paralelizëm mes marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi. Ai shprehet optimist se kjo marrëevshje shumë e dëmshme të parandalohet
“Po i falin Malit të Zi 82 km katror të territorit të vet. Qeveria po ngulmon ta miratojë por duket se nuk i kanë deputetët dhe kjo marrëveshje më ngjan me marrëveshjen e demarkacionit të ujrave të Shqipërisë me Greqinë. Do ia dalim ta ndalojmë Vetëvendosja ka thirrur protestë që do të jetë më 1 shtator kur në Parlament do të votohet demarkacioni”, citon ai.
Sulmit në RTK-
Konjufca ka këtë reagim: “Eshtë shqetësues ky sulm dhe po ndodh në vazhdën e disa sulmeve të institucioneve. Problemet që i kemi në Kosovë kanë vetëm një rrugëzgjidhje dhe kjo të jetë politike”.