“Vetëvendosje”: Thaçin s’do ta njohim kurrë si President

Lëvizja “Vetëvendosje” përmes një reagimi lëshuar sot për mediat ka theksuar se kurrë nuk do ta njohë Hashim Thaçin si president të Kosovës. Sipas “VV”-së, Thaçi erdhi në këtë pozitë përmes shantazhit dhe blerjes së votave të LDK-së.

Ja deklarata e plotë e Lëvizjes:

“Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës. Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë. Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrur dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës. Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë, dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet. Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si President të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. siç e kundërshtuam sot!”.

 

SHKARKO APP