Veton Surroi i refuzon dekoratën Hashim Thaçit

Ish-Kryetari i Parisë ORA, Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës. Ka thënë se për këtë arsye refuzon dekoratën nga Presidenti.
Veton Surroi e ka refuzuar dekoratën e ndarë për te nga Hashim Thaçi.

Ka thënë se Presidenti i Kosovës është i pandershëm prandaj nuk e pranon të nderohet prej tij. E ka bërë përgjegjës Thaçin për dështimin e Shtetit.

“Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder imi që t’i shërbej vendit”, ka shkruar Surroi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit”, ka thënë më tej.“Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka shkruar Surroi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veton Surroi e Hashim Thaçi pasluftës kishin pasur raporte të mira. Por, prej kohës kur Surroi mbeti jashtë Parlamentit kanë nisur hasmëritë ndërmjet tyre.

Surroi ka shkruar edhe libra për Presidentin e Republikës duke lëshuar akuza se e ka rrënuar Shtetin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?