Veton Surroi jep zgjidhjen: Kjo është pika ku mund të merren vesh Kurti dhe Mustafa

Publicisti Veton Surroi jep zgjidhjen për koalicion në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike. Ai  i kërkon të dy partive që së pari ta zgjedhin çështjen e presidentit të ardhshëm, që, sipas tij, nuk duhet të jetë partiak.

Reagimi ne facebook i Veton Surroit

LVV dhe LDK mund t’u rikthehen negociatave për koalicion prej një këndi tjetër, atij të zgjedhjes së Presidentit/es. Kjo çështje qe një prej pengesave të mëdha dhe konstante për arritjen e marrëveshjes por nuk ka nevojë të jetë e tillë. Në mënyrë që të zgjidhet , do marrë në konsideratë këto pika:
• Koalicioni LVV-LDK duhet ta ketë të formalizuar zgjidhjen për çështjen e Presidentit/es , në mënyrë që kjo çështje të mos shtrohet si pengesë e funksionimit të Koalicionit kur të vijë koha e zgjedhjes e Presidentit/es
• Sipas Kushtetutës dhe vendimit përkatës të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti/ja nuk i “përket” asnjë partie politike, andaj zgjedhja e Presidentit/es duhet të jetë pjesë e së paku dy rrathëve të ndërtimit të koncensusit : një brenda koalicionit qeverisës dhe një tjetri me opozitën.
• Pjesë e Marrëveshjes së Koalicionit mes LVV-LDK nuk duhet të jetë as emri i kandidatit/es e as përkatësia e tij/saj partiake , por procedura me të cilën partitë nënshkruese të Koalicionit do ta propozojnë kandidatin/en që mund të ketë pëlqimin edhe të partive që nuk janë pjesë të koalicionit në pushtet.
Nëse LVV dhe LDK arrijnë një pajtim për procedurën e ndërtimit të koncensusit për Presidentin/en, atëbotë do të forcojnë idenë e balansit të pushtetit nëpërmjet bashkëpunimit dhe besimit të ndërsjellë.
Njëherë e zgjidhur kjo çështje, mund t’u rikthehen çështjeve të mbetura, të pakta dhe që të gjitha të zgjidhshme”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?