Veton Surroi: Komisioni hetimor shqiptar për raportin e Dick Marty-t një fatkeqësi

Publicisti Veton Surroi thotë se komisioni hetimor për çështjen e hetimeve të Dick Martyt ka qenë një fatkeqësi.

“Komisioni hetimor ka qenë një fatkeqësi për çështjen e hetimeve të Dick Martyt. E vë në një pozitë të keqe Shqipërinë se do të përballen me të vërtetën që ka pasur një dënime për krime lufte në vitin 2011 për disa krime të bëra në Shqipëri, ku kanë qenë krime të improvizuara të UÇK-së.

Ngritja e këtij komisioni kur është vërtetuar se ka pasur krime, do të kundërshtohet qysh në fillim se ka fakte. Nuk ka farë nevoje që t’i hyjë Shqipëria një faze mohimi të historisë, ashtu sikurse Serbia”,- tha Surroi në një intervistë për gazetarën Sonila Meço në Ora News.

SHKARKO APP