Veton Surroi: Rikapitulim pas furtunës së djeshme

Placeholder Image

Veton Surroi ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës votoi mocionin e mosbesimit për rrëzimin e qeverisë së Albin Kurtit, ndërsa thotë se do të ketë rikapitulim pas furtunës së djeshme.

Ai ka bërë një analizë sipas tij me 5 pika, dhe ndër to thekson se “qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pervec ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së”.

Ndërkaq ai shkruan se meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nul për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës. Më tej ai bën thirrje që qeveria e Kosovës ka detyrim të merret urgjentisht me COVID-19.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Veton Surroit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra, rikapitulim pas furtunës së djeshme: 

1. Qeveria e Kosovës vazhdon punën me të gjithë anëtarët e vet, pos ata të shkarkuar nga kryeministri. Me këtë është pajtuar edhe kryetari i LDK-së.

2. Është evituar shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, një tentim uzurpimi pushteti me pretekst COVID-19.

3. Çështja e taksës 100 për qind tashmë ka hyrë në proces gradual heqje me vendosje të reciprocitetit. Një proces i këtillë është konfirmuar në bisedat që i ka pasur kancelarja Merkel me kryeministrin e Kosovës dhe presidentin e Serbisë. Një proces i këtillë është pranuar nga ana e Serbisë. Kjo tashmë është temë dytësore.

4. Meqë nuk di kush për marrëveshje sekrete Thaçi-Vuçiq, ajo është nule për Kosovën dhe e paqenë për Qeverinë e Kosovës , institucion i vetëm i autorizuar për të zhvilluar negociatat me Serbinë , kur të krijohen kushtet për këtë .Qeveria e Kosovës ka obligim të merret urgjentisht me COVID-19 .

5. Do të ketë Qeveri të re, sipas procedurave kushtetuese për ta zëvendësuar një Qeveri në dorëheqje (neni 100, pika 6) dhe brenda kushteve të sigurisë së shëndetit publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?