Video/ Aksident tragjik, kamioni merr përpara makina e njerëz
Një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë trafiku në Gjilan, ndërsa 10 të tjerë janë të lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar i pari i kësaj Komune Lutfi Haziri.
Disa persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në qendër të qytetit.
Sipas zëdhënësit të Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, dyshohet që shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues.
‘Po, fatkeqësisht ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjilan. Dyshohet se shkaktar i aksidentit të rëndë është një kamion transportues’.
Ai tutje ka thënë se nuk dihen ende detajet se si erdhi deri tek përplasja e kamionit me veturat.
Nga ky aksident, nuk ka të vdekur, ka konfirmuar më tej zëdhënësi i Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.
Një aksident i madha ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit nga i cili raportohet për disa persona të lënduar.