VIDEO/ Albin Kurti kundër Hashim Thaçit: E mori karrigen e Presidentit me vete para Prokurorisë Speciale, Hoti vegël e tij
Kreu i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti ka sulmuar Hashim Thaçin për faktin që shkoi si President para Prokurorisë Speciale në Hagë.
Thaçi është duke u intervistuar para Prokurorisë në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte në ’99, por Kurti e akuzon atë për karrigen e Presidentit.
Për më tepër Kurti thotë se kryeministri aktual Avdullah Hoti është vetëm një vegël e tij.
“Në bazë të nenit 131 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjendjen e jashtëzakonshme e shpall presidenti, dekreti i të cilit duhet të marrë pëlqimin në Kuvend. Pse kjo qeveri na kërcënon me shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme? Çfarë pune ka ajo me këtë shpallje? Vetëm një shpjegim e ka kjo: kryeministri koti është zëdhënës i presidencës, vegël e Thaçit, e i cili karrigen e presidentit të Republikës e mori me vete para prokurorisë speciale në Hagë”, – shkruan Kurti në reagimin e tij.