(VIDEO) Avionët ushtarakë serbë fluturojnë sërish mbi Preshevë

Aeroplanët e ushtrisë serbe kanë fluturuar sërish sot mbi Preshevës. Sipas qytetarit që ka filmuar videon më poshtë, këto fluturime kanë ndodhur në dy intervale kohore.

Hera e parë në ora 16:45 e hera e dytë në 18:25, njofton kallxo.com. Qytetari ka thënë se banorët po ndihen të shqetësuar nga fluturimet e ulëta.

Më 28 mars, avionë luftarakë serbë kanë fluturuar për herë të parë mbi Preshevë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autoritetet serbe thanë se këto fluturime po bëheshin në kuadër të përgatitjeve për stërvitjet ushtarake që do të nisnin të nesërmen. Atëhere, KFOR-i konfirmoi se këto fluturime nuk përbëjnë rrezik.

Swiss Digital Mobile Reklama
Aeroplanët Sërish mbi Preshevë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?